English

I gjenden fishekë dhe drogë në lokal, arrestohet pronari

Pogradec, 20 janar, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë arrestuar në flagranvë 37-vjeçarin Suferin Dokollari, banues në fshatin Hudenisht.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij "Bar Restorant REI”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e

provës materiale një sasi pluhuri të bardhë, e ngjashme me atë të lëndës narkotike të llojit kokainë me peshë 21.5 gram, si edhe një arkë metalike me fishekë.

Veprat penale që rëndojnë ndaj tij janë "Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike" si dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake", parashikuar nga nenet 283/1, 278/2 të Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE