English

I premtoi vizë greke para 2 vitesh, nuk i kthen 600 eurot

Pogradec, 20 janar, NOA – Forcat e policisë së Pogradecit kanë nisur veprimet hetimore procedurale në gjendje të lirë për 36-vjeçarin Leonard Yzellari, banues në fshatin Gështenjas të këtij rrethi.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, hetimi ndaj tij ka nisur pasi në vitin 2008 i ka marrë një shumë prej 600 eurosh 63-vjeçarit me inicialet A.P., po nga ky fshat, me pretendimin se do t'i nxirrte vizë për në Greqi dhe më pas nuk ia ka kthyer këtë shumë.

Vepra penale në këtë rast është ajo e "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE