Tel Aviv, 20 Janar NOA - Ditë e hidhur për kryetarin e bashkisë në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit, është mbyllur me shije të hidhur për Ron Hulday.
Dje, në përfundim të ditës së tij të punës zbuloi se biçikleta e tij, të cilën e kishte lënë në hyrje të bashkisë së qytetit, ishte vjedhur.
Hulday ka denoncuar këtë fakt pikërisht nëpërmjet faqes së tij personale të Facebook-ut dhe me një mesazh në Twitter.
Për shtypin kryebashkiaku deklaroi se e përdorte biçikletën e tij për të lëvizur në qytet dhe kjo pasi në trafikun e rënduar të metropolit ajo rezultonte më fleksibël dhe racionale.
r.b/NOA