English

ILDKP, takim rajonal për luftën ndaj korrupsionit

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA - Agjencitë më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore diskutojnë në Tiranë për hartimin e strategjive të përbashkëta për parandalimin dhe goditjen në kohë të abuzimit me pushtetin publik e zyrtarëve të administratës shtetërore. Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), në cilësinë e drejtuesit të Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Anti-Korrupsion për vendet e Europës Juglindore (RAI Secretariat) dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), në kuadër të Projektit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Forcimi i Sistemit të Integritetit në Vendet e Europës Jug Lindore”, do te organizojne takimin ndërkombëtar dy-ditor me temë “Konflikti i Interesit, Instrumentet e Parandalimit dhe Masat e Marra”. Konferenca zhvillohet në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është çështje themelore në aktivitetin publik dhe politik të vendeve të rajonit, i tha agjencisë NOA, Albi Serani, Drejtor për marrëdhëniet me publikun në ILDKP. e.r/NOA

KOMENTE