English

Imami: Kush bën thirrje për dhunë do të mbajë përgjegjësi

Tiranë, 20 janar, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka kërkuar sot nga opozita që të ushtrojë funksionet e saj parlamentare dhe dialogun normal politik. Në një deklaratë për mediat, ku prezantoi prioritetet e ministrisë për vitin 2011, Imami ka paralajmëruar se ata që bëjnë thirrje për dhunë do të mbajnë përgjegjësi.

“Kush bën thirrje për mospërmbajtje do të mbajë përgjegjësi, jo vetëm politike”, tha sot ministri i Mbrojtjes.

Imami u shpreh se qeveria aktuale ka dalë nga zgjedhje të lira dhe “demonstratat nuk e rrëzojnë”.

Ndërkohë që edhe përfaqësues të tjerë të mazhroancës kanë deklaruar se opozita po kërkon të krijojë trazira në vend. Kreu i LSI-së tha dje se ka informacione se grupe kriminale do të aktivizohen gjatë demonstratës së nesërm nga opozita.

a.k.NOA

KOMENTE