Pekin, 20 janar, NOA – Jo vetëm që e ka përballuar krizën ekonomike botërore, por ka arritur që të fitojë ndaj saj duke siguruar një nivel mjaft të lartë të rritjes ekonomike.
Fjala është për Kinën, gjigandin e Azisë, i cili sipas të dhënave, në 2010-ën shënoi një rritje ekonomike me 10.3 për qind në krahasim me vitin paraardhës.
Por shifra e konfirmuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Pekin, shoqërohet edhe me atë të rritjes së treguesit të inflacionit, i cili shënon përkatësisht një rritje prej 4.6 për qind.
n.e/NOA