Qëllimet Ruse janë, dobësimi i pozicionit Anglez me humbjen e rëndësisë së Gjibraltarit dhe dobësimin strategjik të Turqisë duke humbur rëndësinë e Bosforit dhe grykës së Dardaneleve. Pushtimi Rus i Luginës së Preshevës vulos thundrën Ruse në Ballkan për shumë vite në vazhdim Arbën Jahiu Vera Dushi Ishte korrespondenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marco Markoni i Transatlantik Wireless Telegraph i cili me shumë nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranë dyerve të New York Times për të publikuar korrespondencën e tij mbi ujdinë që kishin arritur kapitalistët amerikan dhe ata Rusë për konstruktimin dhe ndërtimin e rrugës lundruese për lidhjen e Danubit me Detin Egje.Kështu që me datën 18 janar të vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistët amerikan dhe ata Rusë kanë arritur marrveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin e Markionit :Të rejat e arritura nga këtu Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre Rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidh lumin Danub me detin Egje, kjo donë të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar pra nga Serbia në Maqedonin e epërme - Ku nga këtu edhe filluan përleshjet ndoshta edhe të para mes superfuqive të ardhshme për sferat e interesit regjional në Ballkan. Si pasoj e tendencës Ruse për mosrespketim të marrëveshjes. Shfaqet pa asnjë dilemë interesimi i herëshëm amerikan për rajonet e Ballkanit dhe bëhen vlerësimet e para për pasurit e tyre, të jashtme e të brendëshme duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në përpilimin e politikave të shum administratave të tjera amerikane në vijim. Në atë marrëveshje siç shkruajnë mediat amerikane ishte vendosur që kjo ndërrmarrje të ndërtohej bashkërisht mes kapitalit Rusë dhe atij Amerikan.( Nju Jork Tajms 18 janar /1913).Një investim i përbashkët mes SHBA-së dhe Rusisë, që thyerja e interesave dhe shfaqja e dyshimit sapo kishte filluar.Se në cfarë kahje u zhvilluan ne vitet në vazhdim këto marrëdhënie gjithë e dimë, kur pak para dhe fill mbas Luftës së Dytë Botërore këto dy vende zyrtarizuan politikat e tyre që ishin diametralisht në kontrast njëra me tjetrën. Kështu që edhe realizimi i kësaj marrëveshje mbeti peng i marrëdhënive gjithëhere të acaruara mes këtyre dy superpoleve ushtarako-politike shum të rrezikshme për paqen botërore.Zhvillimet morën rrugë tjetër dhe realizimi praktik i marrëveshjes, humbi nga agjenda ditore e dy qeverive në Shën Peterburg (më vonë në Moskë) dhe asaj në Uashington. Por kjo marrëveshje deri sa u "harrua" nga nënshkruesit e saj,ajo hapi një etapë të re shumë të dhimbshme për popullatat lokale që banonin rajonet ku ishte skicuar të rregullohej kjo rrugë lundruese shumë e përfolur në atë kohë. Ishte shum interesante që gjatë gjithë dokumenteve historike mbi marrëdhëniet Ruso -Amerikane në Ballkan, marrëveshja e 13 Janarit e vitit 1913 për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujore në luginën e Preshevës (që pati tendenca tradhtie nga Rusia dhe Obrenoviqi më vonë) është marrëveshja e parë e nënshkruar mes këtyre dy vendeve për ndonjë çështje që zhvillohet në Ballkan. Edhe pse lugina e Preshevës ishte survejuar nga Konsulli Amerikan me seli në Konstantinopojë (Stambolli i sotit) z.Xhon Lieshman i cili për herë të parë nga terreni kishte raportuar mbi idenë e hapjes së këtij kanali ujor në raportin e 7 korrikut të vitit 1909 në statusin e Konsullit gjeneral Amerikan në Konstantinopoj duke e publikuar në dokumentacionet e përjavshme të U.S.Consular and Trade Raports.Qeveria Serbe dhe ajo Ruse shumë gjatë (që vazhdon edhe sot ) kishin tentuar të humbin origjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve herë si plan serb i një ish mbreti të tyre e herë si ide europiane duke tentuar të humbin origjinalitetin e saj si ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909 kur për herë të parë Konsulli amerikan në Konstantinopoj shkruajti për këtë ide dhe raportojë direkt nga terreni, saktësisht nga lugina e Preshevës dhe Shkupi ku ishte me vizitë zyrtare. Në dokumentacionin dhe korrespodencat e asaj kohe raporti i konsullit amerikan ne Stamboll z.Xhon Lieshman është dokumenti i parë zyrtar në gjuhën angleze që ka të bëjë me idenë e rregullimit të kanalit ujor. I planifikuar në mënyrë precize dhe ekonomikisht shum mirë i arsyetuar, ky plan kishte elektrizuar aq shum klasën sunduese serbe të asaj kohe, sa që implikimi Rusë ishte bërë aq i domosdoshëm sa herë që qeveria e Obrenoviqit mendonte se pozicioni serb ishte dobësuar në nivel ndërkombëtar. Çfarë e kishte ushqyer aq shum qëndrimin e ashpër Rus, në kundërshtimin dhe minimin e vazhdueshëm të çfarëdo marrëveshje mes Qeverisë Serbe dhe asaj Amerikane për marrjen me koncension të terrenit ku do të rregullohej ky kanal, ishte frika Ruse për rritjen e mundëshme të influencës amerikane mbi ekonomin serbe të asaj kohe dhe tmerri Rusë i humbjes së faktorit Serbi në planet e saja për rregullimin e Ballkanit,ky qëndrim i ashpër Rusë dhe pozita e saj e fuqishme ndërkombëtare në botën e viteve 1910-13, përball pozitës shumë të dobët ndërkombëtare të Qeverisë Amerikane (si një shtet që po konsolidohej në vazhdimësi) kishte imponuar bisedimet e Janarit të 1913 -tës, në oborrin mbretërorë të Shën Peterburgut në Rusi. Spastrimi i vijës strategjike nga Lugina e Moravës drejt Luginës së Vardarit nga Shqiptarët, rrënjët i ka tek politika Ruse për krijimin e kushteve në terren për tradhtin dhe mosrrespektimin e Marrëveshjen e 13 Janarit të 1913-tës Qeveria mbretërore serbe e dinastisë së Obrenoviqëve, si pjesë integrale e konjukturës së aparatit strategjik të Rusisë cariste në Ballkan, menjëhere filloj të zgjerohej drejtë jugut të lumit Morava duke filluar një eliminim masiv të shqiptarëve autokoton që banonin rreth brigjeve të Moravës, duke spastruar terrenin dhe krijuar " ngujime"të reja me kolon serb përgjat krejt vijës së lumit Morava dhe Vardar duke përfshirë edhe krijimin e fshatrave artificiale serbe me kolon të ri edhe në jug të Preshevës dhe rreth qytetit të Kumanovës.Plan i menduar mirë me qëllime serioze strategjike krejtësisht në dobi të realizimit praktik të kushteve për forcimin e pozitave Ruse në Ballkan dhe rritjen e influencës Ruse për mosrrespektimin dhe tradhtinë e kësaj marrëveshje në të ardhmen. Spastrimi zhduki nga harta vendbanimet Shqiptare prej Nishit e deri tek Vranja, ardhja e kolonëve serb rezultoj me uzurpimin e tokave dhe krijimin e vendbanimeve artificiale tek Stacioni i trenit në Preshevë, Bujanoc, Ristovc, u krijuan fshatra artificiale me Serb mes Kumanovës dhe Likovës sic janë Recica dhe Tabanoci me qëllim që pjesa strategjike e rrafshit të Kumanovës dhe Preshevës (Lugina e Presheves) të mbipopullohet dhe transformohet në tokë serbe, ti ndryshohet ekuilibri etnik me të vetmin qëllim prishjen e marrëveshjes me Amerikanët dhe krijimin e monopolit Rusë në hapjen e kanalit dhe lundrueshmërin permes tij. Rusia përmes Serbisë dëshiron të krijojë një pozicion të ri dhe të fortë strategjik në Ballkan duke qëndruar karshi interesave të botës perëndimore, konkretisht SHBA-ve. Qëllimi i Rusisë është që përmes këtyre bazave ushtarake të krijoj një situatë të tendosur në Ballkan, konkretisht në Kosovë në kundërshtim me planet e BE-së dhe të SHBA-ve. Gjithashtu, Rusia është kundër një shteti funksional në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe punon në kundërshtim me kursin e këtij shtetit drejt BE-së dhe NATO-së. Ajo është duke mbështetur ato forca politike fashiste në të ashtuquajturën "Republika Serpska", një krijesë gjenocidiale, e cila kërkon shkëputje dhe bashkëngjitje me Serbinë. Projekti tjetër strategjik i Rusisë dhe Serbisë është hapja e një kanali detar nga Danubi për mes Moravës, nëpër Luginë të Preshevës dhe Vardar të Maqedonisë. Më 20 tetor të vitit 2009, gjatë vizitës së presidentit rus Dimitrij Medvedev në Beograd ishte nënshkruar një marrëveshje në mes Kremlinit dhe Beogradit për hapjen e një të ashtuquajture Qendër logjistike "humanitare" ushtarake, e cila do të shërbente si përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe teknologjike të këtyre dy vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit. Kjo bazë "humanitaro-ushtarake" do të shërbente edhe si mbrojtje ndaj projektit të "Gazpromit" rus, gypat e të cilit do të kalojnë nëpër tokën serbe. Ndërsa, ajo do të ngrihet afër qyteti të Nishit, një zonë mjaft strategjike, e cila gjendet në trekëndëshin afër Bullgarisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Sergej Shoigu, zv/ministër i ushtrisë ruse dhe Ivica Daci, zv/ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Kështu, kishin njoftuar mediat serbe, sidomos Televizioni B-92, më datë 21 tetor 2009. Padyshim, kjo marrëveshje i hap dyert Rusisë për ta furnizuar Serbinë me armatim të ndryshëm për një periudhë të gjatë. Po ashtu, kjo bazë ushtarake konsiderohet edhe si një përgjigje simbolike ndaj bazës ushtarake amerikan në "Bondstill" të Ferizajt, në anën e Kosovës. Jo vetëm kjo, por edhe hapja e mëhershme e bazës ushtarake në fshatin Cepotinë të Bujanocit, e cila do të ketë rreth 1200 trupa, tregojnë për synimet e qarta të Beogradit. Bëhet e ditur, se në këtë bazë ushtarake ka trupa të ndryshme ruse dhe shërbejnë si bazë logjistike e Shërbimit Inteligjent Rus (KGB-së së dikurshme), por edhe presin ndonjë moment të volitshëm për intervenim. Këto forca, tanimë janë duke vepruar në Luginë të Preshevës, duke u "përkujdesur" për popullatën shqiptare, por edhe për veprim nëpër enklavat serbe, të cilave u ofrojnë mbështetje logjistike dhe materiale, sidomos të ashtuquajturave struktura paralele serbe. Po ashtu, këto baza i duhen Rusisë që të qëndrojë ende si pandan ndaj Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në mënyrë që ndikojë në këto vende në formë politike dhe ushtarake. Vlen të theksohet se baza ushtarake në Cepotinë ka kushtuar rreth 200 milionë euro, derisa këto mjete financiare janë dhënë nga bankat perëndimore për qëllime ekonomike, ndërsa Beogradi zyrtar kishte ndryshuar destinacionin e tyre duke i investuar në baza ushtarake. Pozicionimi Rusë në bazat ushtarake Serbe afër Nishit dhe dizlokimi i tyre në Cepotin të Bujanocit sinjalizon shenjat praktike të ekzekutimit të një plani gati 100 vjecar për shfarosjen e shqiptarve nga korridori strategjik Morava –Vardar. Tani ka mbetur vetëm Lugina e Preshevës dhe Kumanova si "pyka shqiptare" mes luginave të Moravës dhe Vardarit, andaj finalizimi i planit Rus po vazhdon pikërisht në këto dy pika kryesore. Planet e ndarjes së Luginës së Preshevës dhe spastrimi i qytetit të Kumanovës nga Shqiptaret duke krijuar Komunen e Likoves me cka Kumanova mbetet shumicë Serbomaqedone janë vazhdimësi e planit shekullore Ruse per fillimisht zhdukjen e Shqiptareve nga korridori strategjik Morava –vardar dhe prishjen e Marrëveshjes me Amerikanet te nënshkruar me 1913 dhe me vone, blerjen dhe hapjen e kanalit strategjik ujore Morava –Vardar duke vendosur monopolin e transportit ujore ne linjën Roterdam –Selanik. Me vendosjen e ketij monopoli, qëllimet Ruse janë, dobësimi i pozicionit Anglez me humbjen e rëndësisë së Gjibraltarit dhe dobësimin strategjik të Turqisë duke humbur rëndësinë e Bosforit dhe grykës së Dardaneleve. Pushtimi Rus i Luginës së Preshevës vulos thundrën Ruse në Ballkan për shumë vite në vazhdim. Shënim i NOA: Pikëpamjet e shprehura nuk janë qëndrim i redaksisë