English

KQZ gati për votimin në Mitrovicë

Prishtinë, 20 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku vendosën për rivotimin në Mitrovicë. Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike (ZRPP), i rekomandoi KQZ-së akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23, janarit, 2011, në Mitrovicë. Fletëvotimet pritet të arrijnë nga Sllovenia, ndërsa është formuar një komision i cili do të verifikojë cilësinë e materialeve, që do të përdoren për rivotim në Mitrovicë. Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, kryesues i Këshillit për Buxhet, njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, me anën e së cilës kërkohen mjete financiare për kryerjen e obligimeve ndaj komisionarëve dhe disa kategorive të tjera, që kanë qenë të angazhuar në procesin e zgjedhjeve. Në këto zgjedhje do të vëzhgojnë, nga Partia Demokratike e Kosovës 275 vëzhgues; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 228 vëzhgues; Lidhja Demokratike e Kosovës 4 vëzhgues; koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 220 vëzhgues; Srpska Demokratska Stranka Kosova i Metohije 4 vëzhgues; Stranka Demokratske Akcije 5 vëzhgues; Kosova Demokratik Turk Partisi 41 vëzhgues; Fryma e Re 27 vëzhgues; Partia e Ashkalinjëve për Integrim 13 vëzhgues; Lëvizja Vetëvendosje 268 vëzhgues; Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese 46 vëzhgues; Kosova Democratic Institute 40 vëzhgues; Ambasada e Holandës 2 vëzhgues; Ambasada e Britanisë së Madhe 2 vëzhgues; International Civilian Office 12 vëzhgues; European Union Special Representative (EUSR) 1 vëzhgues; Zyra e Luxenburgut 1 vëzhgues; dhe Community Building Mitrovica 8 vëzhgues. a.y/NOA

KOMENTE