Hawai, 20 janar, NOA – Kur të ketë lindur vallë Obama?! Duket se është rindezur sërish debati për vendin e vërtetë të lindjes së presidentit aktual amerikan, pasi në Hawai, nuk gjendet më çertifikata origjinale e lindjes së tij.
Duke vënë kështu sërish në dyshim faktin se a ka lindur vërtet në Amerikë, njeriu që po i drejton aktualisht SHBA-të dhe është në krye të tyre.
Nëse ai nuk do të figuronte i lindur në Amerikë, nuk do t’i lejohej më qëndrimi në krye të këtij posti.
E duket se çështja e çertifikatës origjinale të lindjes së tij, mund të rindezë debatte në fushën politike, nëse ai ka ndërmend të rikandidojë për postin e presidentit të vendit në vitin 2012. n.e/NOA