English

Parashikimi i motit për nesër

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA - Dita e premte parashihet të nisë me vranësira dhe shira ne te gjithe territorin. Shira me te dendur do te kete ne te gjithe vijen bregdetare, ndërsa me intesitete me te dobeta do te jene ne zonat malore verilindore dhe juglindore. Duke ju afruar oreve te mesdites do te kemi shtim te vransirave dhe te shirave ne te gjithe vendin, ne zonat malore do te kete reshje debore. Shqipëria Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do te vijoje me vranesira dhe shira me intesitet mesatar ne Shkoder, Lezhe, Durres, Vlore, Sarande, si edhe ne kryeqytet. Ndersa reshje shiu dhe debore do te kete ne Puke, Kukes, Peshkopi, Bulqize, po ashtu edhe ne Pogradec, Korçë, Erseke dhe Bilisht. Edhe gjate nates vranesirat dhe reshjet e shiu dhe debores do te jene dominuese ne te gjithe Shqipërinë. Temperaturat ajrit do te rriten serisht lehte ne mengjes, por mesdita do te kete nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete deri ne 2 balle. Europa Nje qender e presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Lindje te Europen shoqeruar nga nje front i ftohte i cili do te jete me shtrirje mbi Alpet Europjane. Në keto kushte vranesirat dhe reshjet e shiut dhe te debores do te dominojne pjesen vendet e lindjes. Problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres te cilat do te zgjasin gjate gjithe dites. Gjithashtu nje tjeter qender e presionit te ulte do te vendoset ne rajonin e medheut dhe ne Ballkan shoqeruar nga nje front i ftohte i cili do te sjelle me vete vranesira dhe reshje shiu e debore me intensitet mesatar. Persa i perket Europes qendrore dhe jugperendimore do te karakterizohen nga alternime kthjellimesh me vransira si dhe reshje te dobta shiu. Ngjarje ekstreme në Europë: Alpet do te alarmojne per debore dhe ere te forte gjate dites; Ballkani do te rrezikohet per reshje shiu e debore; Europa Qendrore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur. e.r/NOA

KOMENTE