English

Parashikimi i motit për sot

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA - Masat ajrore te lageshta do te vendosen ne te gjithe rajonin e Mesdheut dhe territorin Shqiptar. Moti i vranet do te karekterizoje te gjithe vendin ku ne veriperendim do te kete reshje te pakta shiu. Edhe ne mesdite do te mbetemi ne te njejtat kushte te vranësirave te dendura. Shqipëria Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne vijen bregdetare Durres, Vlore, Sarande dhe Himare si edhe ne veriperëndim Shkodër, Lezhë. Ndërsa ne zonat malore lindore do te kete grumbullime te vranësirave te shoqëruara me reshje te pakta debore. Mbremja dhe nata do te shtoje me tej vranesirat duke ri sjelle shirat ne te gjithe territorin shqiptar. Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te pesojne 2 grade rritje por mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 25 km/h me drejtim kryesisht jugor ndersa dallgezimi ne det do te arije deri ne 2 balle. Europa Ne jugperendim do te jente e pozicjonuar qendra te presionit te larte atmosferik e cila do te sjelle mot te kthjellet dhe te qendrushem, e njejta situat e do te jete edhe per Ishujt Britanik. Gjithashtu dhe Vendet Nordike do te karakterizohet nga mot i kthjellet por me temperatura do te pesojne ulje serish. Ndersa rajoni i Mesdheut, qendra e kontinentit dhe verilindja do te dominohen nga vranësira te dendura me reshje shiu dhe debore. Problematike situata do te jete ne Ceki. Kroaci, Hungari dhe ne Alpet Europjane pasi reshjet e dendura te debores dhe te shiut do te shoqërohen me stuhi te forta ere. Gjithashtu per rajonin e Mesdheut do te paraqitet problem edhe mjegulla e dendur ne orët e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites. Ngjarje ekstreme në Europë: Sllovaki dhe Hungaria do te alarmojne reshje debore dhe mjegull; Rajoni i Medheut do te rrezikohte me rrebesh shiu dhe stuhi ere. Italia do te rrezikohet per reshje shiu dhe debore si dhe stuhi ere. e.r/NOA

KOMENTE