English

Policia: Do monitorojmë plotësisht demonstratën

Tiranë, 20 janar 2011, NOA – Ndërkohë që Opozita e Bashkuar po përgatitet për demonstratën e nesërme pa parrulla, një demonstratë e cila ka qenë lajtmotiv i deklaratave të ditëve të fundit të përfaqësuesve të Opozitës, Drejtoria e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore, duke mbështetur kërkesën e Partisë Socialiste për tubimin e 21 janarit, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e rendit e të qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të parashikuar për t’u zhvilluar në datën 21 Janar, dhe që nis në orën 14.00 në sheshin “Skënderbej”. Policia e kryeqytetit në një deklaratë për mediat bëri të ditur se në kuadër të këtyre masave, bazuar në Ligjin për tubimet e protestat, uniformat blu do të monitorojnë plotësisht dhe në mënyrë të hollësishme vendin ku do të zhvillohet demonstrata, përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itinerarit të tij. Ndërkohë, Policia e Shtetit, fton demonstruesit të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të cilat do të jenë përgjatë vendtubimit për të garantuar rendit dhe sigurinë publike. mit/NOA

KOMENTE