Tiranë, 20 Janar 2011 NOA - Ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo thirri në takim drejtorët e kompanive mobile AMC, Vodafone, Eagle dhe Plus, për të diskutuar mbi vëzhgimin e tregut mobil të realizuar nga një kompani britanike me porosi të AKEP-it.
Pollo deklaroi se studimi tregon për marzhe fitimi tepër të larta dhe rekomandon uljen e tarifave të shumicës.
Z. Pollo u tha drejtorëve të kompanive se pas vendimit të AKEP-it në shkurt 2011 do të pritej që kjo ulje e tarifave të reflektohej edhe tek çmimet e përdoruesit, - thuhet në njoftimin për media të dikasterit të Pollos.
e.r/NOA