English

PS, “derë më derë”, Shalsi: Të rrëzojmë kusarinë

Tiranë, 20 janar, NOA – Ka vijuar edhe sot lajmërimi i qytetarëve nga vet deputetët e Partisë Socialiste për mbajtjen e demonstratës së ditës së nesërme. Të zgjedhurit vendor të PS-së në njësitë bashkiake në Tiranë, si dhe deputetë të Qarkut të Tiranës kanë vizituar zonë të ndryshme dhe ambiente publike, ku kanë zhvilluar takime informuese me qytetarët.

Po sot deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tha për mediat se takimet janë për të ftuar qytetarët, pavarësisht bindjeve politike për të marrë pjesë në demonstratën e planifikuar në orën 14:00.

“ Të gjithë të bashkohen për t’i “bërë barrikadë ndaj kësaj qeverie. Kjo qeveri është e korruptuar deri në palcë dhe më 21 janar i gjithë populli do të jetë në demonstratë. Duhet t’i japim fund kësaj kusarie për të ardhmen e përbashkët”, tha Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE