English

"Pse ime bijë hyri tek Big Brother 4"

INTERVISTA/ Flet Arta Hysko, nëna e pjesëmarrëses në Big Brother, Elisa Çaushi. Pohimi: Elisa është e dashuruar dhe ka hyrë për eksperiencë

Albert Zholi

Nënë dhe bijë kishin ardhUR nga Anglia në Shipqëri për pushimet e Vitit të Ri dhe Elisa mbetet në Big Brother. Një mik familjar i fton të vijnë me makinë në atdhe dhe nënë dhe bijë nuk refuzojnë. Ishte data 25 dhjetor. Në datën 28 paraqiten para komisionit të pranimit në Big Brother më shumë për kureshtje se sa në besmin për të fituar të drejtën e konkurimit…

Por, vetëm kur kishin bërë disa metra nga ndërtesa e komisionit i telefonojnë se kishte fituar të drejtën për konkurim. Se besonte. Ju prishën shumë plane midis të cilave dhe leja që duhet nga puna. Por kush është Elisa Çaushi? Tani për tani sipas bisedës me nënën është një vajzë me kulturë, kurajoze, ambicioze që nuk kënaqet asnjëherë me pak.

Kur keni emigruar në Angli?

Ka qenë viti 1998. Pra po mbushen 12 vjet.

Çfarë studimesh ka bërë Elisa në Angli?

Ajo që në vogëli kishte qejf estetikën. Dhe nuk ju nda derisa përfundoi kolegjin për estetikë. Bëri një eksperiencë pune nëpër disa qendra estetike me zë në Londër dhe tani punon në një ndër qendrat estetike më të dëgjuara në periferi të kryeqytetit. Londër. Qendra ku është punësuar është mjaft e frekuentuar.

Kur ka filluar punë në këtë qendër?

Aty ka që në moshën 18 vjeçe që punon. Tani e kanë bërë asistente menaxhere. Është një titull që fitohet me shumë vështirësi. Por ajo sërishmi merr pjesë në kurse nga më të ndryshmet për kualifikime të mëtejshme, pasi ky profesion po përparon çdo ditë.

Aktualisht ka një profil më specifik?

Tashmë po përhapet Ston Terapia, bëjnë nga të gjithë moshat nga 30-40-70 vjeç është një terapi me gurë të nxehtë. Edhe ketu ekziston tek kinezët. Nuk e di a ekziston tek Mexhik senter.

Përveç kësaj dëshire, kishte apo ka ndonjë preferencë tjetër Elisa?

Që në moshën 16-18 vjeç e kishte shumë dëshirë që tu bëhej modele. Është angazhuar edhe me Miss Albania që është bërë në vitin 2007 në top Chanel në Londër. Pikërisht këtu fitoi edhe miss Fotozhenia, pra kur u zhvillua mis Albania në Londër.

Po në konkurrimet e bukurisë angleze a ka marrë pjesë?

Ka marrë pjesë edhe tek Miss Divineti. Ishin nga 2 000 pjesëmarrëse nga veriu, Anglia e mesme dhe jugut. Nga këto u përzgjodhën 360 (nga 120 për çdo krahinë)dhe nga këto u zgjodhën 20. Elisa u fut në 20-tshe. Duke përjashtuar vendet e para të gjitha fitueset e njëzetshes kishin të drejtën e reklamimit të veshjeve të brendshme të firmave më prestigjioze. Çmimin e parë e fitoi një angleze, çmimin e dytë e mori një afro-amerikane. Ato më shumë preferonin racën e tyre. Tek Elisa pëlqyen më shumë sytë, pasi sytë e saj, janë si të vajzave kineze.

Si i lindi dëshira për të aplikuar për Big Brother 4?

-Ne erdhëm në Shqipëri për pushime. Një I afërm I familjes na ftoi të vinim me makinën e tij. Duka parë Big Brother më datë 29 Elisa vendosi të aplikoj. Për në Big Brother ajo aplikoi në internet Që atë natë na thirrën për intervistë në orën 15-00 në gazetën Shqip përpara komisionit. Elisa kishte bërë një aplikim edhe një vit më përpara ku fitoi por nuk mund të shkëputej nga Puna. Pa shkuar në shtëpi pas intervistës ata na morën në telefon dhe na thanë se Elisa, je një nga të përzgjedhurat dhe bëj gati valixhet se do të futesh në Big Bradher.

-Ju keni qenë shtysë për këtë nismë?

Zakonisht ajo është aktivizuar edhe atje dhe merr pjesë nëpër këto aktivitete. Në festat shqiptare dhe nëpër organizimet që bëjnë ato si ditëlindje, festat kombëtare, sfilata. Sidomos merr pjesë në aktivitete me karakter kombëtar. Është shumë atdhetare.

-A e ka marrë parasysh aspektin dhe raportet që janë atje brenda si meshkuj dhe femra, ku meshkujt janë shumë provokues?

-E ka marrë parasysh. Ajo është shumë e kujdesshme dhe shumë serioze. Unë kam besim absolute. Ndaj e kam nxitur në këtë nismë. Deri tani jam shumë e kënaqur nga sjellja dhe reagimet e saj.

-Kur dëgjon batuta me zhargone a nervozohesh?

Jo. Tani jam ambientuar me këtë realitet. Nuk diskutohet që në atë konkurrim pritet gjithçka. Për mua Elisa është shumë e përgatitur për çdo situatë. Atë e ndihmojnë shumë komunikimi që ka bërë në punë me të huajt. . Ajo është tip që ambientohet me të gjithë njerëzit. Është tip e qetë.

- Po sikur vajza juaj të binte në dashuri në Big Brother si do të reagoni?

Nuk ma merr mendja, sepse e ka shokun, të dashurin. Madje mori leje prej tij për të marrë këtë hap. I dashuri i saj është shqiptar, një djalë punëtor dhe shumë patriot. Ai ka hapur një klub për shqiptarët. Unë një herë e kam takuar.

-A mendoni se do të fitojë vajza juaj?

Ajo nuk është futur për të fituar ajo është futur për eksperiencë, që të shikoj edhe mentalitetin e sotëm shqiptar pasi ka kohë larguar. Edhe ne momentin që shpërthejnë brenda dhomave të konkurrimit ato tregojnë një tipar tjetër.

-Çfarë vlerësoni tek vajza juaj?

Unë vlerësoj thjeshtësinë, mënyrën se si komunikon, e dashur, e ndjen keqardhjen edhe për të vjetrit. Më thonë të gjithë dhe kam pasur shumë telefonata dhe urime për vajzën nga mënyra se si rrinë, dhe se si komunikon.

-A mendoni se është shumë e bukur vajza juaj?

Bukuria shkon e vjen. Unë nuk vlerësoj bukurinë siç vlerësojnë shumë njerëz tek ajo. Unë pëlqej inteligjencën tek Elisa.

KOMENTE