English

Rama: Nëse nuk reagojmë, PS s’është më faktor

Tiranë, 20 janar 2011, NOA -“Shqipëria sot është në teh sepse rrezikon të rrëshqasë në një situatë të pakontrollueshme, për shkak se këta njerëz që qeverisin me vota t vjedhura nuk kanë sy për të parë se janë në buzë të humnerës”. Kjo është deklarata që ka bërë sot kryetari i PS-së, Edi Rama në lidhje me zhvillimet politike dhe demonstratën e nesërme. Në emisionin “Top-Story”, Edi Rama tha se dhuna nuk është alternative dhe nuk është mënyra sesi i shohin socialistët gjërat. Por nga ana tjetër ai ka thënë se qytetarët presin që PS-ja të reagojë dhe të mos defaktorizohet. “Pas publikimit të videos jam mësyrë nga mesazhe dhe telefonata, jo vetëm nga anëtarë të PS, por edhe të asaj që quhet për traditë shoqëri civile. Dhe ajo që kam dëgjuar ka qenë se; nëse edhe këtë herë opozita nuk bën atë që duhet, le të pranojmë që nuk kemi a opozitë”, tha Rama. Kreu i PS-së u shpreh se nëse nuk ka reagim publik, “rrezikojmë të defaktorizohemi si barriera e fundit që populli ka për tu mbrojtur nga barriera e pushtetit”. Rama u shpreh se aktualisht të gjitha institucionet kanë rënë, përfshirë dhe drejtësinë. “Të gjitha institucionet kanë rënë, duke filluar nga zgjedhjet dhe duke përfunduar te drejtësia dhe opozita ka mbetur e fundmja gjë që ekziston midis një regjimi kusarësh . Opozita mbetet dhe mburoja e fundit që qeveria ka përballë popullit gjithnjë e më zemëruar”, tha Rama. a.k/NOA

KOMENTE