English

Serbi e maqedonasi detyronin të miturën rome të lypte

Prishtinë, 20 janar 2011, NOA – Një serb dhe maqedonas janë prangosur sot nga efektivët e hetimit të krimit në policinë e Prishtinës me akuzën se shfrytëzonin dhe detyronin një të mitur rome të lypte lëmoshë, ndërkohë që paratë i përfitonin vetë. Dy të arrestuarit që janë B. Andrevski nga Maqedonia dhe Z. Ibisheviq shtetas serb u kapën falë operacionit policor të koduar “Lypësia”. Sipas policisë së Kosovës dy të arrestuarit dyshohet se abuzonin me një vajzë të mitur nga Republika e Serbisë, e cila i përkiste minoritetit rom. Të arrestuarit në bazë të hetimeve rezultoi se e kishin detyruar viktimën të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme. Ndaj dy të arrestuarve, maqedonasit dhe serbit është marrë masa e paraburgimit për 48 orë, ndërsa e mitura viktimë e shfrytëzimit është dërguar në shtëpinë e fëmijës. mit/NOA

KOMENTE