E enjte, 20 janar 2011, NOA- Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ndjen se lojtarët e rinj të klubit ende kanë për të mësuar para se të pretendojnë të luajnë me të mirët dhe të vjetrit e këtij klubi.
“Ne kemi pasur shumë lojtarë të lënduar, dhe ekipi ka ndryshuar nga ai i vitit të kaluar. Ne humbëm pesë lojtarë të shkëlqyeshëm Ballack, Belletti, Deco, Carvalho dhe Joe Cole. Dhe ne i zëvendësuam ata me lojtarë të rinj si Bruma, Kakuta, McEachran dhe Van Aanholt. Ata janë lojtarë të mirë, por kanë nevojë të adaptohen”, ka thënë Drogba.
Më tej ai është shprehur se klubi ka humbur shumë përvojë nga ekipi që fitoi titullin e Premier Leagues sezonin e kaluar dhe se lojtarët e rinj të ardhur në klub ende nuk janë në gjendje të zëvendësojnë të larguarit dhe për më tepër të mbajnë këtë titull.
a.y/NOA