Tiranë, 20 janar, NOA – Për dy ditë me radhë, në Tiranë do të ketë ndërprerje të dukshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Lajmi është bërë me dijeni nga vetë Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, e cila sqaron se kjo gjë do të ndodhë për shkak të punimeve për të riparuar një saraçineskë të presionit të lartë.
Në fakt, këto punime janë detyruar nga ato që do të kryejë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në hidrocentralin e Lanabregasit.
Konkretisht, bëhet me dije se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e sotme dhe të nesërme, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të pasdites.
n.e/NOA