Me konkursin “What’s Up” nga AMC
Tiranë, 20 Janar 2011 NOA - AMC fton të gjithë përdoruesit e celularëve të eksplorojnë talentin e tyre fotografik.
Në përpjekje për t’i rritur vlerën komunikimit dhe për të shtuar mundësitë e tij, AMC bën me dije organizimin për të tretin vit të konkursit me fotografi të bëra me celular.
Përballuni me sfidat e të fotografuarit brenda limiteve që vendos celulari, mësoni kënde të reja vështrimi të botës, shfrytëzoni aftësitë tuaja dhe mundësitë teknike që ju jep mjeti më i rëndësishëm i komunikimit sot!
Në këtë konkurs do të pranohen vetëm fotografi të bëra me celular. Çmimi i parë është i famshmi iPhone 4 i Apple. Çmimet e tjera përfshijnë aparatë celularë me kamera me rezolucion të madh!
Konkursi fotografik “What’s Up” ndahet në kategoritë e mëposhtme:
- Fotogazetari
- Peisazh
- Jetë studentore
- Sociale
- Të tjera (që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme)
Pranohen fotografitë e bëra me çdo model celulari dhe që nuk janë të punuara në kompjuter.
Vitin e kaluar fituesit u shpallën gjatë një ceremonie të posaçme në Akademinë e Arteve të Bukura. Aty patën rastin të takojnë fotografë profesionistë e amatorë dhe të shkëmbejnë përvojën me të pranishmit në ekspozitë.
Fotografitë konkurrente duhen dërguar në adresën pics@amc.al. Fotografitë më të mira do të shfaqen në një ekspozitë.
e.r/NOA