E enjte, 20 janar 2011, NOA- Tunizia prej disa javësh është përballur me trazira që çuan në largimin e presidentit Ben Ali. Pas krijimit të qeverisë së re, ajo ka vendosur të heqë ndalesat për të gjitha partitë dhe grupet politike. Më tej, po qeveria e re ka miratuar amnistinë për të gjithë të burgosurit politikë, gjithashtu bëhet me dije se nga heqja e pengesave për grupet politike do të përfitojë dhe lëvizja islamike Enahda. Ky hap vjen si rrjedhojë e uljes së revoltës së ndezur në popull. a.y/NOA