English

Tunizia liron gjithë të burgosurit politikë

Tuniz, 20 janar, NOA – Të gjithë të burgosurit politikë në Tunizi janë liruar menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, duke shënuar fitoren e parë të saj.

Ashtu siç edhe kishin premtuar, opozitarët e qeverisë së unitetit, sapo erdhën në fuqi, liruan të gjithë të burgosurit e regjimit të presidentit të arratisur, Ben Ali, duke përmbushur kështu premtimin e një shkëputje të plotë me të kaluarën. Ndërkaq, televizioni shtetëror në Tunizi ka raportuar se janë arrestuar 33 anëtarë të klanit të presidentit të larguar, Ben Ali.

Nën akuzën e krimeve kundër shtetit, ata duket se do të zënë në burg, vendin e ish- të burgosurve politikë.

n.e/NOA

KOMENTE