English

AAK: Situata në Shqipëri të kalohet me maturi

Prishtinë, 21 janar 2011, NOA- Lidhur me trazirat e ditës së sotme në Shqipëri ka reaguar edhe politika kosovare.

Në një deklaratë të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe situatën politike të krijuar në vend.

“AAK i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar për qetësi dhe maturi. E kuptojmë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Si parti dhe si Kosovë gjithmonë kemi gjetur mirëkuptimin për zhvillimet në Shqipëri, ndaj dhe këtë radhë, në rrethanat sfiduese që po kalon vendi, bëjmë thirrje të gjendet hapësira që kjo situatë të tejkalohet me maturi. Kemi besimin se lidershipi shqiptar do të gjejë rrugën më të mirë të mundshme që ta tejkalojë këtë sfidë në interes të Kombit dhe Shtetit Shqiptar”, përfundon deklarata e AAK-së.

a.y/NOA

KOMENTE