English

Aksidenti, vdes 39 vjeçari nga Pogradeci

Pogradec, 21 janar 2011, NOA- Një aksident ka ndodhur mesditën e ditës së sotme në Starovë të Pogradecit, duke lënë të vdekur një person. Si pasojë e aksidentit automobilistik janë përplasur dy automjete dhe si rrjedhojë ka humbur jetën Kristo Rexholli, 39-vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve. Pasi është sinjalizuar për ngjarjen në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, Fation Hysenbegasi, 23-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Starovë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ky aksident ka ndodhur si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe të 23 vjeçarit. a.y/NOA

KOMENTE