Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha reagoi pak më parë nga Spitali Ushtarak lidhur me incidentin e mesditës së sotme.
Gjatë fjalës së tij ai tha se. “Elementët kriminalë organizuan marrjen e institucioneve me dhunë”.
Ai nuk nguroi të falenderoj Policinë e Shtetit për punën e saj heroike, që sipas tij u përball me kontingjente profesioniste të krimit.
Më tej ministri i Brendshëm premtoi se, Policia e Shtetit nuk do të lerë pa zbardhur autorët e këtyre skenarëve dhe do i vërë ata para përgjegjësisë.
Ai garantoi familjarët e të plagosurve se do të bëhet gjithçka për shërimin e tyre.
Në mbyllje të fjalës së tij Basha theksoi se, Policia e Shtetit do të mbrojë rendin dhe situatën normale në vend.
a.y/NOA