Tiranë, 21 janar 2011, NOA- (Update) Gjatë fjalës së tij lidhur me situatën e tensionuar ditën e sotme në bulevardin e kryeqytetit, Kryeministri i vendit, theksoi se qëndrim i sotëm dëshmoi para shqiptarëve dhe mbarë botës, se ligji dhe institucionet shtetërore të dala nga zgjedhjet janë më të forta kurrë.
“Ju e kuptuat se në zjarr nuk ishin godinat, por ishin, liritë, të drejtat dhe e ardhmja.
Kryeministri juaj ka qëndruar nga ora 14-30 e deri në këtë minutë në zyrën e tij në Kryeministri, bashkë me gjithë stafin në krye të detyrës. Në mënyrë të veçantë drejtuesit e atyre institucioneve, Kryetarja e Parlamentit dhe ministrat kanë qenë në krye të vendit”.
Duke vijuar më tej ai tha se, “Unë Sali Berisha dhe gjithë punonjësit e institucioneve, nuk mbrojmë veten tonë, por mbrojmë gjithë qytetarët shqiptarët, pavarësisht gabimit partiak”.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë falënderoi faktorin ndërkombëtar, të cilët janë shprehur në favor të rendit dhe demokracisë, duke theksuar se skenarët e sotme do të ndëshkohen.
Kryeministri i cilësoi ideatorët e protestës si “trojka e bllokut të vjetër” që synon me çdo kusht të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.
“Në rast se Trojka mendon se në këtë mënyrë do realizoj një qeveri, unë e garantoj se do të garantoj vetëm daljen përfundimtare nga skena e këtij vendi”, deklaroi kreu i ekzekutivit.
Lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme ai theksoi se, “Zgjedhjet ky vend do i ketë në vitin 2013, ai që mendon se mund të vijë në pushtet me dhunë mund të marrë çdo gjë tjetër përveç pushtetit, nuk ka forcë në botë që të rrëzojë vullnetin e lirë të Shqiptarëve”.
Ndërsa për deklaratat se qytetarët e janë qëlluar me snajper, Berisha deklaroi se, institucionet do mbrohen me çdo çmim, por nuk shprehu djeni për goditje me snajper.
Ndër të tjera ai tha se, në radhët e protestuesve kanë qenë armë të vogla, të tipit pistoletë, të cilat kanë shkaktuar plagë dhe dëmtime në radhët e të plagosurve.
a.y/NOA