Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pak minuta më parë reagoi lidhur me protestën famëkeqe të ditës së sotme.
Ai e nisi deklaratën e tij duke thënë se qytetarët shqiptar dhe mbarë miqtë e vërtetë të Shqipërisë kudo në botë, panë fytyrën e vërtetë, shëmtinë totale Edvin Kristaq Ramës.
“Projektuan për ju skenarin Tunizian të cilin e lajmëruan disa ditë me radhë, për orë të tëra nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës, i vendosur në selinë përballë kryeministrisë së bashku me falangën mafioze e tij dhe për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, ti vënë asaj zjarrin dhe të vendosin këtu pushtetin e dhunës”, theksoi Kryeministri në fjalën e tij.
Më tej ai tha se, “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre janë qëlluar nga armë të cilat nuk gjendet në radhën e policisë së shtetit”.
Ndër të tjera kreu i ekzekutivit theksoi se, “Unë gjithashtu jam sot këtu për të shprehur vlerësimin tim dhe për të falënderuar policinë e Shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizmit, të guximit, gjakftohtësisë, me të cilën ajo bëri të dështojë skenari politik i trios Rama-Ruçi-Gjinushi”.
a.y/NOA