English

Bilanci: Dibra dhe Gjirokastra shënon dy viktima në protestë

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Janë identifikuar dy viktimat e para të demonstratës së dhunshme të Opozitës së Bashkuar.

Hekuran Deda nga Dibra është viktima e parë dhe viktima tjetër është Ziver Veizaj nga Gjirokastra, rreth 60 vjeç.

Të dy kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak pas plagëve të marra gjatë përleshjeve mes turmës së protestuesve dhe policisë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë 10 policë të plagosur rëndë dhe rreth 15 qytetarë nën kujdesin e mjekëve.

Gjithsesi ky është bilanci paraprak, pasi të dhënat e sakta pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.

a.y/NOA

KOMENTE