Angli, 21 janar, NOA - Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, do të ballafaqohet sot prapë me pyetje për rolin e tij në dërgimin e trupave britanike në luftën në Irak, më 2003.
Kjo është paraqitja e dytë publike e Blerit para ekipit hetues. Ai pritet të pyetet rreth disa mospërputhjeje të dukshme ndërmjet llogarisë së tij të mëhershme dhe disa dokumenteve zyrtare.
Në paraqitjen e tij të parë para një viti, Bler u tha hetuesve se nuk ndjen keqardhje lidhur me operacionet ushtarake për rrëzimin e Sadam Huseinit. Bler ka thënë se udhëheqësi irakian ishte kërcënim për botën dhe se duhej të largohej ose të çarmatosej.
NOA/RFE