Tiranë, 21 Janar, NOA Update - Eshtë i madh numri i rasteve që akuzohen për korrupsion në administratën tatimore dhe atë doganore, por është mjaft i vogël ai i ndëshkimit nga ana e organeve kompetente të drejtësisë.
Kështu është shprehur gjatë analizës vjetore të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, ministri i Financave, Ridvan Bode.
Duke folur mbi rolin e organit të akuzës në trajimin e rasteve korruptive në tatime dhe dogana, ai tha se ai duhet të jetë më i madh, për të ndikuar më mirë në ndëshkimin e tyre.
“Në total, gjatë vitit të kaluar, u kryen 180 kallëzime për evazion fiskal”, bëri me dije Bode.
Duke shtuar ndër të tjera se 278 kallëzime penale janë kryer për raste korruptive në administratën doganore.
n.e/NOA