English

DASH: Dhuna, edhe pse dje bëmë thirrje

Uashington, 21 Janar 2011 NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën sonte zhgënjimin dhe keqardhjen që edhe pse një ditë më parë bënë thirrje për mospasje dhune, thirrje direkte ndaj opozitës që mblodhi demonstratën, ndodhi e kundërta.

SHBA dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen edhe për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave.

"Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P J Crowley në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Dje, një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.

Zoti Crowley tha sot se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet.

"Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq", tha zoti Crowley në konferencën për shtyp.

Qëndrimi i shprehur prej tij kishte të njëjtin ton si deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ku shprehej keqardhja qe demonstrata nuk ishte paqësore dhe kishte pasur viktima.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE