English

DASH: Nuk u dëgjuan thirrjet për qetësi

Uashington, 21 janar 2011, NOA- Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, P.J Crowley ka shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar sot në Tiranë. “Demonstrata nuk ishte paqësore dhe nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi para demonstratës. U mësua me keqardhje për personat e vdekur dhe të plagosurit”, thuhet në deklaratë. “Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq”, tha Croëley në konferencën për shtyp. a.y/NOA

KOMENTE