Tiranë, 21 janar 2011, NOA - Janë identifikuar dy viktimat e para të demonstratës së Opozitës së Bashkuar kurse ka dyshime dhe për një të tretë të vdekur.
Hekuran Deda nga Dibra është viktima e parë dhe viktima tjetër është Zivar Veizi nga Gjirokastra.
Të dy kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak pas plagëve të marra gjatë përleshjeve mes turmës së protestuesve dhe policisë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë 17 policë të plagosur rëndë dhe rreth 23 qytetarë nën kujdesin e mjekëve. Tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Gjithsesi ky është bilanci paraprak, pasi të dhënat e sakta pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.
NOA
Vijon...