Tiranë, 21 janar, NOA – Demonstruesit kanë sulmuar një makinë policie në afërsi të piramidës duke i vënë flakën. Situata ka degjeneruar në goditje me gurë dhe me sende të forta ndaj policisë. Po ashtu janë shkatërruar dhe dy makina civile. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të ndalur demonstruesit që janë sulur drejt policisë dhe duke e provokuar.
Deri tani raportohet se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë nga përplasja e dhunshme këto momente para kryeministrisë.
Ndaj forcave të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e një polici.
Ndërsa qytetari mendohet se është goditur nga shkopinjtë e policisë gjatë reagimit. Në këto momente po gjuhet me gurë dhe me shashka drejt policisë.
a.k/NOA