E premte, 21 janar 2011, NOA- Një e moshuar e moshës 81 vjeçe ka vrarë bashkëshortin e saj 87 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Xhafzotaj të Durrësit, ku pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, Shaban Kola 87 vjeç, ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga gruaja e tij. Sabrie Kola, është autorja e krimit e cila mësohet të ketë goditur bashkëshortin e saj për vdekje me mjete të forte në pjesë të ndryshme të trupit përfshirë këtu edhe goditjet në kokë, të cilat dyshohet të kenë qenë shkaktar për vdekjen tij. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se shkak mendohet të jetë bërë një mosmarrëveshje mes të moshuarve, e cila ka ndezur dhe sherrin. E moshuara është shoqëruar në polici, ndërsa viktima është dërguar në morgun e qytetit. a.y/NOA