Tiranë, 21 Janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë filluar procedimin penal ndaj tre djemve, të cilët jo vetëm që kanë kundërshtruar punonjësit e
Patrullës së Përgjithshme duke mos u paraqitur dokumentin e identifikimit, por edhe i kanë ofenduar ata.
Bëhet me dije se të ndaluarit janë konkretisht A.S., 28 vjeç; B.K., 20 vjeç dhe L.K., 24 vjeç; lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.
Këta persona do të ndiqen penalisht sepse dje rreth orës 14.00, në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë kanë fyer policët rrugorë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë”, parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA