Tiranë, 21 janar 2011 - Janë plagosur një numër i konsiderueshëm i efektivave të Gardës, ku një pjesë ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe pjesa tjetër e plagosur vazhdon të qëndrojë në detyrë, gjatë demonstratës së ditës së sotme, pranë Kryeministrisë.
Kështu deklaroi para pak çastesh, Valbona Ndreka, Zëdhënëse e Gardës së Republikës në një prononcim për agjencinë NOA.
Mjetet që kanë përdorur protestuesit janë; gurë, tulla, shishe me lëngë djegëse, shkopinj, etj., deklaroi Ndreka, por ajo refuzoi të konfirmojë sa është numri i të plagosurve nga gardistët.
e.r/NOA