Nju Jork, 21 Janar, NOA – Një ngjarje mjaft e rrallë e një nëne dhe vajzës së saj mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato janë takuar pas plot 23 vitesh, ndërsa nuk dinin gjë për ekzistencën e njëra-tjetrës.
Bëhet fjalë për Karlina Uajt, 23-vjeçe, e cila ishte rrëmbyer nga një spital në zonën e Harlemit në qytetin e Nju Njorkut në vitin 1987, dhe ishte rritur nga një familje në shtetin e afërt të Konektikatit. Dhe ajo arriti ta takojë nënën e saj të vërtetë ndërsa nisi kërkimet e saj, pasi dyshonte se prindërit që e kishin rritur, nuk ishin ata biologjikë.
Ajo beri kërkim për personat e zhdukur në vitin 1983 derisa arriti tek një foto e saj kur kishte qenë e porsalindur, për t’u rilidhur në kontakt më pas me familjen e saj të vërtetë.
n.e/NOA