Tiranë, 21 janar, NOA – Çdo akt dhune është i papranueshëm. Ky është mesazhi që ka dhënë sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto gjatë takimit me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë Etori Sequi. Në prononcimin e dhënë për mediat pas takimit, Haxhinasto u shpreh se ndërkombëtarë kanë qenë të qartë në mesazhet e tyre për demonstratën e sotme.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është bërë i qartë nga zëdhënësja e Komisionit dhe është shprehur edhe sot nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në prezantimin e politikave të Bashkimit Evropian gjatë presidencës Hungareze. Ai ka të bëjë me faktin se opozita është e lirë të demonstrojë. Demonstrimet paqësore janë pjesë e sistemit demokratik, por është krejtësisht i papranueshëm çdo përdorim i dhunës dhe çdo kalim i standardeve demokratike”, tha Haxhinasto.
Ai u shpreh se mazhoracna i ka dhënë të gjitha shanset për dialog opozitës.
“Maxhoranca ka qenë gjithmonë për dialog politik brenda institucioneve, brenda ligjeve të shtetit, brenda asaj hapësire që ofron Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë. Duke respektuar ligjet, kualifikohemi më shpejt për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ai.
a.k/NOA