English

Haxhinasto: Integrimi, do bashkëpunimin e të gjithëve

Tiranë, 21 Janar, NOA - Integrimi i vendit drejt Bashkimit Evropian kërkon një proces bashkëpunimi të të gjithë faktorëve politikë dhe partive politike në vetvete.

Kështu u shpreh sot ministri i Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, gjatë një prononcimi për mediat, pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Sándor Molnári.

Sipas Haxhinastos, edhe reforma zgjedhore në vetvete, e kërkon një bashkëpunim të tillë, të politikës vendase.

Më tej, ai ka theksuar lidhur me demonstratën e paralajmëruar sot të opozitës se “Bashkimi Evropian ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë se opozita është e lirë të demonstrojë dhe se demonstrimet paqësore janë pjesë e sistemit demokratik, por se është i palejueshëm çdo cenim i paqes së tyre”.

“Mazhoranca ka qenë gjithmonë e hapur për të bërë dialog brenda hapësirave që siguron ligji dhe Kushtetuta në vend”, tha në fund ministri i Punëve të Jashtme.

n.e/NOA

KOMENTE