Tiranë, 21 Janar, NOA – Dy persona janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi ndaj tyre kishte mbërritur kallëzimi penal për konsumim të veprës penale të vjedhjes.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë përkatësisht dy 18-vjeçarët me emrat Maltin Buzheli dhe Hermes Xhelollari; që të dy banues në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Brigada e 8-të”, dyshohet se kanë vjedhur telefonin celular të një gruaje.
Ndërkaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, iu kaluan prokurorisë së Tiranës, për vjedhje, e parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA