English

Kapet i kërkuari, qe dënuar me 6 muaj burg

Tiranë, 21 Janar, NOA – Mbrëmë, nga forcat e policisë së Tiranës, u arrit kapja e një 21-vjeçari të shpallur në kërkim me emrin Emiljano Sinani.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person i lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, u ndalua pasi është dënuar në mungesë me 6 muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes”, sipas nenit 134/2 të Kodit Penal.

Konkretisht, kapja e tij u bë në afërsi të Kodrës së Priftit.

n.e/NOA

KOMENTE