Tiranë, 21 Janar, NOA – Klasa politike shqiptare duhet të tregojë respekt për dialogun politik.
Një deklaratë të tillë e bëri sot ambasadori i ri i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë një konference për shtyp bashkë me ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Sándor Molnári, ku kanë paraqitur prioritetet e presidencës hungareze të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt në vazhdim. Sipas Sequit, rruga e integrimit është një proces i vështirë, ndaj edhe nevojitet bashkëpunimi i politikës vendase, në të mirë të tij.
“Vendet që aplikojnë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian tregojnë vendosmëri për rrugëtimin e tyre të integrimit”, tha Sequi ...(vijon)
n.e/NOA