English

Kryeministri niset në Lezhë, për një miting

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Ndërsa opozita po mbledh pranë Kryeministrisë anëtarë dhe simpatizantë të saj në një demonstratë që synon rrëzimin e qeverisë, kreu i mazhorancës Sali Berisha niset për në Lezhë, edhe ai në një tubim.

Burime zyrtare nga kabineti qeveritar, i thanë agjencisë NOA se sot, në orën 17:30, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në 20 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë.

Aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës së qytetit të Lezhës ku pritet që Berisha ashtu si pardje në Berat të lëshojë mesazhe direkte mbi protestën e opozitës e cila po kërkon zgjedhje të parakohshme që të pasojnë rrëzimin e qeverisë “Berisha” dhe krijimin e një qeverie teknike e cila të përgatisë procesin zgjedhor parlamentar.

e.r/NOA

KOMENTE