Vilnius, 21 janar 2011 – Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Lituanisë Audronius Azubalis, u bëri thirrje sot të gjithëve në Shqipëri të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pas përleshjeve që shkaktuan disa të vdekur dhe shumë të plagosur.
“E drejta për të demonstruar vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore”, tha Azubalis. “Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën”.
Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku me dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.
e.rNOA