English

Mediat ndërkombëtare: Digjet Tirana, kaos në Shqipëri

E premte, 21 janar 2011, NOA- Mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar me shqetësim situatën e krijuar në Tiranë si rrjedhojë e protestës së opozitës. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon se mbështetës të Partisë Socialiste janë ndeshur me forcat policore gjatë manifestimit në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Ndërsa e përditshmja amerikane “The Uashington Post”, shprehet se, “Më shumë se 20 mijë persona kanë protestuar dhunshëm përballë Kryeministrisë duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Forcat policore u janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë, dhunës së demonstruesve, të cilët kanë plagosur një oficer policie”. Më tej “La Republica”, shkruan se, në Tiranë situata është shumë e tensionuar, nën zjarr dhe përplasje. a.y/NOA

KOMENTE