Milano, 21 Janar NOA - Fitorja e pestë radhazi e teknikut brazilian Leonardo, me sa duket e ka kënaqur së tepërmi presidentin Massimo Moratti, ku pas fitores në ndeshjen e fundit me Cesenën ai tha: “Jam i kënaqur me punën e të gjithëve, për rezultat dhe për performancën e ekipit. Zakonisht jemi mësuar të vuajmë për të arritur në fitore, një fakt i demonstruar dhe vitin e kaluar”.
Me sa duket Leonardo ka arritur të sjellë një qetësi në klubin zikaltër ku krahas fitoreve, në grup është rikthyer dhe një harmoni, ku dhe vetë presidenti Moratti e ka pranuar këtë fakt.
r.b/NOA