English

Nis vërshimi i demonstruesve për në qendër

Tiranë, 21 janar, NOA – Partia Socialiste ka vënë në zbatimin skenarin e saj për demonstratën e sotme para kryeministrisë. Turmat e njerëzve që janë të vendosua në pesë pika hyrëse të kryeqytetit janë nisur këto momente drejt qendrës së Tiranës.

Parullat e vetme që mbajnë në duar, deri në këto momente, janë ato me emrat e qyteteve.

Turma e parë, që raportohet se është dhe më e madhe është ajo në kryqëzimin e Zogut të Zi.

Trafiku rezulton i bllokuar totalisht në këtë pjesë të kryeqytetit. Ndërkohë që demonstruesit brohorasin kundër qeverisë. Sipas llogarive të skenarit të opozitës në orën 14:00 demonstruesit do të jenë para godinës së kryeministrisë

a.k/NOA

KOMENTE