English

Opozita mblidhet para Kryeministrisë, ja parullat

Tiranë, 21 janar, NOA - Ka nisur në orën 14:00 demonstrata e opozitës. Mijëra demonstrues janë mbledhur para godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Në turmë ndodhën dhe drejtues të strukturave të Partisë Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, dhe deputetet Ermelinda Meksi dhe Valentina Leskaj janë bashkuar më herët me turmën e demonstruesve.

Pritet që të vijë dhe kreu i PS-së, Edi Rama. Ndërkohë që nuk janë lajmëruar fjalime.

Demonstruesit kanë nisur të kërkojnë largimin e kreut të qeverisë. Parullat e përdorura janë; “Ilir, o hajdut”, “Berisha ik”, “Qeveria Berisha, qeveri e hajdutëve”.

a.k/NOA

KOMENTE