English

Pasqyra e Shtypit, 21 Janar 2011

Tiranë, 21 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që citojnë detaje nga demonstrata e parashikuar për sot nga opozita, shoqëruar me reagimet e qeverisë, socialistëve si edhe ndërkombëtarëve rreth zhvillimit të saj.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha dhe rivali i tij politik, Edi Rama, në dy emisione televizive mbrëmjen e djeshme, mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “IK”, i cili mbulon gjithë faqen e parë të kësaj gazete.

Nën dy shkronjat e mëdha “I” dhe “K”, drejtuar kryeministri Berisha dhe qeverisjes së tij, me rastin e demonstratës së sotme, kjo gazetë paraqet gjithë argumentat pse drejton këtë thirrje ndaj tyre.

Konkretisht “Për mijëra viktimat e ’97-ës”, “Për katastrofat e hajdutërisë”, “Për grushtin e shtetit të ’98-ës”, “Për fëmijët e vrarë të Gërdecit” etj.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Demonstrata e PS/ SHBA: Retorika e dhunës është e papranueshme”, i cili flet për reagimin e ambasadës amerikane ndaj demonstratës së parashikuar për sot nga opozita.

“Rama: Faturë e qeverisë, për çka ndodhi e papëlqyeshme/ Berisha: Përgjigje ligjore nëse ka revoltë bllokmenësh”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Luan Topçiu: Romani Dimri i Madh e shpëtoi Kadarenë nga eliminimi fizik”; “Vlorë: Buxheti i Bashkisë rivotohet me fyerje”; “Topi me ambasadorët: Të rivendoset dialogu politik” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Frika e demonstratëës, 3500 policë në shesh”, i cili citon masat e marra nga policia në kuadrin e demonstratës së opozitës.

Kurse “Afred Bualioti: TVSH-ja? Nuk e dimë ku janë lekët”, flet për reagimin e regjisorit të njohur për zhvillimet në TVSH.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Grande Fratello, shqiptarja nga Berati vihet nën akuza raciste”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Zgjidhje e re për zgjedhje”, i cili tregon deklaratat e djeshme të kreut socialist.

“Akuza mësyn dokumentet për koncesionet” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon aksionin e fundit të prokurorisë mbi akuzat për kontratat.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Tatimet sulmojnë llogaritë e bizneseve”, “Më 1 shkurt, çmimet e ilaçeve rriten me 10%” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “SHBA Ramës: Nxitja e dhunës, e papranueshme”, i cili pasqyron reagimin e djeshëm për demonstratën e sotme të opozitës.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Speciale/ si po pritet Viti i Ri në qytete”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Të përndjekurit, 557 personat që përfitojnë dëmshpërblim”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 21 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE